10:05 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

Hardadinaj për Telekomin: Ulja më e madhe e pagave të bëhet për menaxhmetin, jo për punëtorët

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se beson që deri në fund të vitit qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë lirshëm.

Në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj ka thënë se në qershor pritet që të merret vendimin pozitiv për liberalizimin e vizave, por se pastaj nevojitet vendimi i çdo shteti veç e veç sa i përket liberalizimit të vizave.

Me këtë rast, ai ka thënë se po lobon te shtet që t’i bind se nga Kosova nuk do të presin asnjë të keqe.

“Në qershor merret vlerësimi i Institucioneve të BE-së që besojmë se është pozitiv, por ky vendim prapë do të vendoset në institucionet e BE-së për vendimmarrje, që nevojitet që çdo vend të jep vendimin e vet veç e veç, si dinamik kohore përputhet mundësia që të lëvizim lirshëm deri në fund të vitit. Nuk duhet të bëjmë gabime, të kemi porosi të qarta se qytetarët e vendit e meritojnë lëvizjen e lirë. Unë i them të gjithëve se prej Kosovës nuk iu vije krim, nuk iu vijnë emigrantë por vetëm shkëmbime|, ka thënë Haradinaj.

I pyetur për uljen e pagave të punëtorëve të Telekomit, Haradinaj ka thënë se duhet bërë cmos që kjo kompani të shpëtohet.

Në këtë konferencë, Haradinaj ka treguar se ulja nuk duhet të jetë edhe aq e madhe, mirëpo se nevojitet të bëhet diçka. Sipas tij, më mirë është ulja e pagave se sa punëtorët të shkojnë në shtëpi për shkak të falimentimit.

“Ne jemi të hapur ndaj të gjitha propozimeve se si të dilet nga kriza  e Telekomit. Nuk është se Qeveria dëshiron të ulë pagat por as të merret me kriza, po na merr një kohë të vlefshme kjo puna e Telekomit. Bankrotimi do të ishte lajm më i keq për punëtorët, të gjitha veprimet e nevojshme duhet të ndërmerren për ta shpëtuar këtë kompani. Të ndalim humbjen në çdo mënyrë, me mundësi të ulen edhe pagat. Më shumë iu bije ulja në menaxhment të lartë, se për punëtor jo se jo, nëse iu nevojitet një ulje prej 10 për qind për punëtor, 20 për menaxhment kështu duhet të jetë. Kurdo që kthehen në këmbë të veta mund t’i rritin prapë”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur nëse SHBA ka kërkuar zvogëlimin zëvendësministrave në Kosovë, Haradinaj ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Sipas tij, Amerika e as Evropa asnjëherë nuk e kanë pasur këtë temë.

“Nuk qëndron kështu, është një bindje se është kjo, por nuk është ashtu. Askush nuk e ka interesimin për këtë gjë, nuk iu intereson kjo pjesë. Mendojnë se është mirë që të ketë korrektësi për të gjitha temat por jo në këtë bazë”, ka thënë ai./Indeksonline/