10:55 / E Diele, 08 Korrik 2018 / indeksADMonline

Harrojnë rivalitetin te skuadra, Rakitic – Modric: Të dua vëllai (Foto)

Ivan Rakitic dhe Luka Modric luajnë te dy skuadrat me rivalitetin më të madh në Europë, Barcelona dhe Real Madrid.

Por, kur është në pyetje shteti, ata e duan njëri-tjetrin sikur të ishin vëllezër, shkruan IndeksOnline.

Këtë e tregon më se miri një postim i fundit nga Rakitic. Ai e quan vëlla, Modricin.

“Vëllai me vëllain. Është kënaqësi ta zhbllokoni këtë sukses tonin së bashku. Ju do vëllai”, ka shkruar Rakitic.

Krejt kjo vjen pasi Kroacia mbrëmë mposhti Rusinë në fazën çerekfinale të Kampionatit Botëror.

Pas fitores, Kroacia shkroi historinë duke u kualifikuar në gjysmëfinale, ku do të takohet me Anglinë./IndeksOnline/