21:54 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Harry Kane hero! “Tre Luanët” triumfojnë në sekondat e fundit (Video)

Kombëtarja e Anglisë e ka nisur me fitore Kampionatin Botëror “Rusi 2018”

“Tre Luanët” triumfuan 2 me 1 ndaj Kombëtares së Tunizisë në ndeshjen e parë të grupit G, shkruan IndeksOnline.

Ekipi i Gareth Southgate e nisi mjaftë mirë ndeshjen, duke shënuar gol qysh në minutën e 11’të me anë të Harry Kane. Por, në minutën e 35’të, Tunizia fitoi një penallti dhe në gol e konkretizoi Sassi.

Kur të gjithë menduan se kjo ndeshje do të përfundojë me barazim, ashtu nuk mendoi sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane i cili shënoi në minutën e fundit për t’ia dhuruar tri pikë të arta anglezëve.

Me këtë fitore Anglia tani barazon pikët me Belgjikën dhe gjendet në pozitën e dytë.

Ndeshjen e radhës Anglia e zhvillon ndaj Panamasë, kurse Tunizia ndaj Belgjikës./IndeksOnline/