20:45 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Hasani: NISMA po shtrihet në çdo lagje e fshat të Gjilanit

NISMA Socialdemokrate në Gjilan ka themeluar të dielën nëndegën në lagjen “Dardania 1”. Kryetar është zgjedhur Sherif Fejzullahu.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, njëherësh kryetar i Nisma në Gjilan.

“Vetëm muajt e fundit keni qenë dëshmitarë të qindra aderimeve në partinë tonë. Duke u angazhuar që zëri i secilit të dëgjohet po vazhdojmë shtrirjen e nëndegëve nëpër çdo lagje e fshat të qytetit. Sot kemi themeluar nëndegën në lagjen “Dardania1″. Kryetar i kësaj dege u zgjodh Sherif Fejzullahu.” Ka shkruar Hasani.

Ja postimi i plotë i ministrit Hasani:

Po angazhohemi me të gjitha forcat në dispozicion që të krijojmë kushtet që kushdo që do të bëhet pjesë e NISMA Socialdemokrate në Gjilan, të mos e gjejë të mbyllur rrugën e anëtarësimit.
Vetëm muajt e fundit keni qenë dëshmitarë të qindra aderimeve në partinë tonë.
Duke u angazhuar që zëri i secilit të dëgjohet po vazhdojmë shtrirjen e nëndegëve nëpër çdo lagje e fshat të qytetit.
Sot kemi themeluar nëndegën në lagjen “Dardania1.
Kryetar i kësaj dege u zgjodh Sherif Fejzullahu.”

Punë të mbarë e suksese!