14:40 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Hashim Thaçi udhëtoi për në SHBA

Të shtunën e javës së kaluar Indeksonline pati raportuar se presidenti i vendit, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Washington.

Ndërsa pikërisht sot Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Uashington, transmeton Indeksonline.

Gjatë qëndrimit atje, presidenti Thaçi përveç pjesëmarrjes në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit, do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues amerikanë dhe të shteteve të tjera pjesëmarrëse, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/