10:29 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

Haspel betohet si drejtoreshë e CIA-s

Gina Haspel e cila është emëruar si drejtoreshë e Agjencisë së Inteligjencës (CIA) me ç’rast është bërë gruaja e parë në krye të këtij shërbimi, do të japë sot betimin në prezencë edhe të presidentit amerikan Donald Trump.

Ceremonia do të mbahet në selinë e CIA-s në Langly të Virgjinias.

Raporti ishte 51-43 në favor të emërimit të saj në dhomën 100-anëtarëshe ku një shumicë e thjeshtë kërkohej për konfirmim.

Haspel u konfirmua pavarësisht kundërshtimeve të ashpra mbi lidhjet e saj me metodat e ashpra të marrjes në pyetje të të dyshuarve, përfshi “waterboarding”, një lloj mbytjeje e stimuluar që konsiderohet gjerësisht si torturë, në vitet e para pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA.

Haspel gjithashtu pati mbështetje të fortë nga administrata e Presidentit Republikan Donald Trump, shumë zyrtarë të tanishëm dhe të mëparshëm të inteligjencës dhe një gamë të gjerë ligjvënësish, duke përfshirë edhe demokratët.