23:04 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Haxhi Krasniqi: Edhe Adnani është i joni, zemra i rrah Kuqezi (Foto)

Boksieri kosovar, Haxhi “Robin” Krasniqi është deklaruar për golin e shënuar nga Adnan Januzaj në Kupën e Botës.

Januzaj shënoi gol të bukur ndaj Anglisë, në fitoren e Belgjikës me rezultat minimal 1 me 0, shkruan IndeksOnline.

Për këtë gol ka folur edhe boksieri kosovar, Krasniqi. Ai thotë se Januzaj është i joni dhe e ndien vetën shqiptar.

“E përgëzoj Adnanin për golin e tij të bukur që e shënoj sonte ndaj Anglisë. Edhe Adnani është i joni dhe jam shumë i bindur se zemra i rrah Kuq e Zi. Do të vij dita kur do të dëshmohet edhe kjo”, ka shkruar Krasniqi në rrjetet sociale.

Të gjithë ishin të gëzuar për golat që i shënuan Shaqiri dhe Granit Xhaka, por Adnani mori më shumë kritika se sa lëvdata dhe krejt kjo për shkak se lojtari i Real Sociedad, pak para fillimit të Kampionatit Botëror deklaroi se është belg./IndeksOnline/