11:45 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Hazardi tradhtoi Chelsean, ja çfarë bëri para finales së Ligës së Kampionëve

Moskualifikimi në Ligën e Kampionëve mund t’i kushtoj me humbjen e yjeve skuadrës nga Londra, Chelsea.

Futbollisti më i mirë i skuadrës, Eden Hazard është futbollisti i parë që do të bëjë gati valixhen për tu larguar në një skuadër të madhe.

Babi i futbollistit belg, Thierry Hazard është takuar me drejtuesit e Real Madrid para finales së Ligës së Kampionëve.

Sipas gazetës belge, “Leo Soir” babai i Hazard i ka ofruar drejtuesve të Kampionëve të Evropës shërbimet e djalit të tij.

Hazard madje nuk është duke ripërtërirë kontratën duke shpresuar në një ofertë nga Real Madridi, pasi që nuk dëshiron të luaj në Europa League. /IndeksOnline/