20:03 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haziri: Do të dëshmohet sa dëmshme ishte ideja për shfuqizimin e Speciales

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri është shprehur se sot kur BE lansoi strategjinë, të gjithë po rekomandojnë për përmbushjen e obligimeve për Specialen e demarkacionin.

Haziri ka thënë se kjo po bëhet me qëllim që qytetarët të lëvizin lirshëm  pa viza dhe fuqizimi i shtetit tonë, transmeton Indeksonline.

Ai ka shtuar se shumë shpejt  do të dëshmohet sa gabim kanë qenë dhe çfarë demi i kanë shkaktuar vendit ata që mendojnë ndryshe, duke iu referuar liderëve politik që tentuan ta shfuqizojnë specialen.

Postimi i plotë:

Sot kur BE lansoi strategjinë për Ballkanin Perëndimor dhe integrimet europiane, Brukseli, Ëashingtoni dhe miqtë tanë n’krejt dynjanë, po na rekomandojnë vazhdimisht për përmbushjen e obligimeve për Specialen e demarkacionin.

Krejt kjo për me iu mundësue qytetarëve lëvizjen e lirë pa viza dhe fuqizimin e shtetit tonë. LDK, qe 28 vjet asht në lidhje speciale me Amerikën e shtetet mike të Europës dhe në koordinim me ta, sot e kemi shtetin tonë, të cilin duhet ta fuqizojmë sa më shumë.

Koha për veprime urgjente të liderëve politikë e institucional të Kosovës për integrime euroatlantike dhe në miqësi speciale me Amerikën.

E, ata që mendojnë ndryshe, s’janë prej nesh. Shumë shpejtë ka me u dëshmue sa gabim kanë qenë dhe çfarë dami i kanë shkaktue vendit! Lut Emrush Haziri./Indeksonline/