15:46 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Hekurudhat nesër në protestë, ndalet qarkullimi i trenit Prishtinë-Pejë

Sindikata e Pavarur e Hekurudhave do mbaj nesër protestë një orëshe, në lidhje me vonesën e pagave për muajin prill.

Përmes një njoftimi për media, ata kanë njoftuar se protesta do mbahet duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 09:00. Ndërsa në njoftimin paraprak ata patë thënë se me këtë rast do ndalet edhe qarkullimi i trenit Prishtinë-Pejë.

Ky veprim i tyre vije pasi Sindikata e Trainkos ka deklaruar se ata ende nuk kanë asnjë njoftim zyrtarë se kur do dalin pagat e punëtorëve.

Ky është njoftimi i tyre:

Duam të ju rikoujtomë se nesër nga ora 08:00 deri në ora 09:00, Sindikata Pavarur e Hekurudhave – Trainkos Sh.A. do të mbajë protestë 1 orëshe, në stacionin Hekurudhor të Fushë Kosovës, në lidhje me vonesën e pagave për muajin Prill 2018.

Po ashtu, ju njoftojmë se ende nuk kemi asnjë njoftim zyrtar se kur do të dalin pagat e punëtorëve.

Prania e juaj do të ndihmonte që zëri ynë të jetë më i fuqishëm dhe të marrë përgjigje nga zyrtarët e kompanisë.

Faleminderit për bashkëpunim.

Me respekt, Sahit Prekopuca – Kryetar i SPH – Trainkos