17:36 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

Helikopter privat dhe relaksim me familjen, ja ku e festoi CR7 debutimin

Debutimin në Seria A, Cristiano Ronaldo ka zgjedhur ta festojë në liqenin e Comos. Pas ndeshjes së të shtunës pasdite, ndaj Chievos, portugezi ka udhëtuar bashkë me partneret e tij, Georgina Rodrigez, si dhe të birin Cristiano Ronaldo Jr , për t’u qetësuar disa orë.

Ai ka mbërritur me helikopter, dhe me masa të rrepta sigurie. Disa foto ekskluzive të revistës “Chi” janë publikuar, ndërkohë që më shumë do të shfaqen në edicionin e nesërme të kësaj reviste.