23:37 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

“Hëna e Gjakut” u pa sot në vende të ndryshme të botës (Foto)

Fenomeni i rrallë ku hëna shihet e kuqe, është parë sonte në shumicën e botës, pas më shumë se 150 vjetëve.

Fenomeni i njohur “Super blue blood moon” apo e njohur si “eklipsi i gjakut”, në këtë ditë është 14 për qind më e ndritur se zakonisht, transmeton Indeksonline.

Përderisa ky fenomen u shfaq për njerëzit në hemisferën lindore në vitin 1982, për hemisferën perëndimore, ky është epliksimi i parë gjakut që nga viti 1866.

Termi “Hënë e Gjakut” përdoret për të përshkruar një eklips të përgjithshëm hënor, kjo shkakton që Hëna të kthejë një ngjyrë të kuqe të errët.

Kjo ndodh sa herë që Toka kalon drejtpërdrejtë midis Diellit dhe Hënës dhe Hëna bie në hijen e planetit tonë./Indeksonline/