08:24 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Heqin dorë nga Courtois dhe De Gea, Real Madridi 60 milionë për portierin brazilian (Foto)

Skuadra e Real Madridit nuk është më adhurues i portierëve, si: De Gea (Manchester United) dhe Thibaut Courtois (Chelsea).

Kampionët europian kanë gjetur një tjetër portier dhe janë në gjendje të paguajnë plotë 60 milionë euro.

Bëhet fjalë për portierin e Romës, Alisson, transmeton IndeksOnline.

25-vjeçari po bën paraqitje fantastike me ekipin romak, ku në 29-xhiro ka pranuar 23 gola, por edhe këto fal një mbrojtje të dobët të ekipit nga Serie A.

Oferta që është duke menduar klubi i Realit vështirë është për t’u refuzuar nga braziliani, 60 milionë, pesë vite kontratë dhe pesë milionë euro për sezon./IndeksOnline/