22:36 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Heroi i Dritës, Betim Haxhimusa tregon se si skuadra ia doli ta mposhtë Prishtinën

Heroi i Dritës, Betim Haxhimusa ka reaguar pas fitores së madhe sonte ndaj Prishtinës.

Haxhimusa shënoi golin e fitores, 2-1 ndaj Prishtinës për t’ja sjellur skuadrës së tij titullin e parë të Superkupës.

Dhe pas ndeshjes, Haxhimusa e pranoi se pjesa e parë ishte mjaft e dobët, si dhe tregon se si skuadra ndryshoi lojën në pjesën e dytë.

”Pjesa e parë ishte e dobët, ku dominoi Prishtina”.

”Por, trajneri Bekim Isufi na motivoi në zhveshtore duke na thënë se ne mund ta fitojmë ndeshjen dhe ne ia dolëm”.

Kujtojmë se kanë mbetur edhe pak ditë para se Haxhimusa të martohet dhe këtë duket se e ka marrë si motivim.

”Mendoj se edhe kjo ishte motivim për të shënuar, pasi ishte goli i fundit si beçar”, shtoi Haxhimusa./IndeksOnline/