18:44 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Hetimet për rastin Ivanoviq, takohen për herë të parë Policia e Kosovës dhe ajo e Serbisë

Policia e Kosovës është takuar me atë të Serbisë për herë të parë. Ky takim është ndërmjetësuar nga EULEX, ndërsa arsyeja kryesore e diskutimeve kanë qenë hetimet e vrasjes së Ivanoviqit.

Dje zëvendësshefi i EULEX-it, Bernd Thran, ndërmjetësoi një takim ndërmjet Policisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

“Takimi pati për qëllim të ndihmojë në shkëmbimin e informatave dhe bashkëpunimin mes dy shërbimeve policore në hetimet rreth vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviqit” ka njoftuar EULEX.

Zëvendësshefi i EULEX-it tregoi se do të ketë edhe një takim tjetër muajin e ardhshëm.

“Takimi ishte sfidues por i suksesshëm. Të dy shërbimet u dakorduan të takohen në fillim të gushtit”, ka thënë Thran.