16:43 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Hib Petrol: Rrokullisja e Cisternës nuk ka shkaktuar dëme në njerëz

Kompania Hib Petrol njofton se kamioni i cili ishte rrokullisur sot në Fushë Kosovë është i kompanisë së tyre, derisa bëhet e ditur se shoferi është jashtë rrezikut për jetë.

“Njoftojmë opinionin e gjërë së një kamion i kompanisë Hib Petrol që është rrokullisur sot në Fushë Kosovë në hyrje të autostradës për në Ferizaj e i cili ka qenë i mbushur me derivate të plinit duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale por fatmirësisht pa shkaktuar pasoja në njerëz dhe pronat e tyre”, ka thënë drejtori hjeneral Hysen Lajqi.

Sipas tij, nga aksidenti ka mbetur i lënduar shoferi i kamionit, i cili është dërguar për trajtim mjekësor dhe për momentin është mirë.

“Ju informojmë se sapo përfundoi ky problem dhe kamioni-cisternë në përcjellje të Policisë së Kosovës është nisur për në bazën e derivateve në Bablak. Ju kërkojmë ndjesë të gjithë qytetarëvë të Kosovës për problemet që mund t’ju kemi shkaktuar për qasjen në Autostradë për shkak të kësaj rrokullisje”, ka thënë Lajqi.

Ai ka falënderuar policët e trafikut, Departamentin e Menaxhimit të Emergjencave, Zjarrfikësit që kanë dalë menjëherë në vendin e aksidentit dhe njësitet e tjera përkatëse të institucioneve të Kosovës për raste të tilla.

Njoftimi i plotë i kompanisë Hib Petrol:

Njoftojmë opinionin e gjërë së një kamion i kompanisë “Hib Petrol”, është rrokullisur sot në Fushë Kosovë, në hyrje të autostradës për në Ferizaj.

Kamioni ka qënë i mbushur me derivate të plinit. Rrokullisja e tij ka bërë që të shkaktohen dëme të konsiderueshme material, por fatmirësisht  nuk janë shkaktuar pasoja në njerëz dhe në pronat e tyre.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i lenduar shoferi i kamionit. Ai është dërguar për trajtim mjekësor dhe për momentin është mirë.

Po ashtu, janë marrë masat e duhura pas ndodhjës së këtij aksidenti.

Kamioni-cisternë, në përcjellje të Policisë së Kosovës, është nisur për në bazën e dërivateve në Bablak.

Kompania “Hib Petrol”, iu kërkon ndjesë të gjithë qytetarëve të Kosovës për problemet që janë shkaktuar nga ky aksident, i cili ka pamundësuar për kohë të gjatë kyçjen e njerëzve në autostradë.

Shfytëzojmë rastin që ti falendërojmë për reagimin të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës për reagimin e shpejtë, pas ndodhjës së aksidentit. Njësia e trafikut e Policisë së Kosovës, departamenti i emergjencave si dhe zjarrëfikësit kanë reaguar menjëherë, duke qenë prezent në vendin e ngjarjes për të ndihmuar në evitimin e pasojave pas aksidentit.