14:31 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Hidhet shorti i Superligës së Kosovës në futsall

Përveç garave në fushën e gjelbër, do të nisin garat edhe në futsall, përkatësisht në Superligë.

Sot në praninë e përfaqësuesve të klubeve të Superligës në futsall, Komisionit të Garave dhe menaxherit të futsallit Rinor Havolli, u bë tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave 2018/2019. Duke i përshëndetur të pranishmit kryetari i Komisionit të garave z. Hysni Gjinovci foli për rëndësinë e garave dhe kërkoi nga përfaqësuesit e klubeve që të rrisin organizimin, të krijojnë kushte për gara në frymë korrekte me rivalitet sportiv.

Ndërkaq menaxheri Rinor Havolli foli për angazhimin e klubeve në drejtim të përgatitjes së daljes në arenën ndërkombëtare dhe tha se na duhet një angazhim i të gjithëve në pritje sa më të mirë të klubeve që do të zhvillojnë garat e rrethit të parë në futsall në Ligën e Kampionëve në futsall që e ka fituar skuadra “Feniks” nga Drenasi, por organizimi sa më i mirë na takon të gjithëve.

Ndërkaq suksese klubeve u ka dëshiruar edhe kryetari i Komisionit, Rasim Gimolli, i cili tha se FFK-ja dhe Komisioni mbeten të përkushtuar ndaj futsallit për të ecur përpara.Garat në Superligë nisin më 11 tetor. Më poshtë e keni orarin e plotë të stinorit vjeshtor. /IndeksOnline/