16:02 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

“Hilmi Haradinaj nuk fliste por thoshte shumë”

Pothuajse të gjithë kanë përkujtuar sot babain e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, Hilmi Haradinaj.

Është pikërisht i pari i Prishtinës njëherësh kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti i cili ka përkujtuar Hilmi Haradinajn duke thënë se do të jetë gjithmonë simbol i qëndrueshmërisë, trimërisë e sakrificës për të mirën e përgjithshme, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Hilmi Haradinaj do të jetë gjithmonë simbol i qëndrueshmërisë, trimërise e sakrifices për të miren e përgjithshme. Kushdo që e ka takuar e ka kuptuar menjëherë bujarinë e një njeriu që nuk fliste por thoshte shumë.

Ngushëllime familjes e u preht në paqe.