08:33 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Hiqni dorë nga këto komplekse për seks fantastik

Çfarë ndodh në dhomën e gjumit mbetet aty! Të paktën kështu është besuar deri para disa viteve, kur shkencëtarët nuk kishin si qëllim të studimeve të tyre jetën dhe sjelljet seksuale të njerëzve.

Veç kënaqësisë e përfitimeve shëndetësore që vinë bashkë me seksin, kjo përvojë mund të shoqërohet dhe me ndjesi si frika, ankth, pasiguri etj. Superdrug Online Doctor ka anketuar rreth 2000 evropianë rreth komplekseve në dhomën e gjumit dhe rezultatet janë si më poshtë.

Gjërave të cilave u frikësohen meshkujt

  1. Partnerja ka një sëmundje seksualisht të transmetueshme (sigurohuni të vendosni kondom dhe thjesht shijoni seksin)
  2. Partnerja nuk do të kënaqet në shtrat apo nuk do të kalojë në orgazëm
  3. Do të çahet prezervativi
  4. Do të ejakuloni shumë shpejtë
  5. Partneres nuk do i dukeni tërheqës
  6. Nuk do të jeni të aftë të performoni pozicione të caktuara
  7. Nuk do të jeni të mirë në seks
  8. Penisi është i vogël
  9. Partnerja do të mendojë se nuk keni përvojën e duhur
  10. Nuk do të dini si të silleni pas seksit

Gjërave të cilave u frikësohen femrat

  1. Partneri nuk do të dojë të mbajë prezervativ (nuk ju detyron askush te bëni diçka kundra dëshirës suaj- rregullat i vendosni ju- është trupi juaj)
  2. Partneri ka një sëmundje seksualisht të transmetueshme (rreziku zhduket pasi keni vendosur te mbroheni)
  3. Do të çahet kondomi dhe nuk do e kuptoni në kohë (ekzistojnë piluat e urgjencës- nuk mund te mos e shijoni seksin vetëm nga kjo frike)
  4. Partneri nuk do të mendojë se keni një trup seksi
  5. Partneri nuk do të pranojë “Jo” si një përgjigje kur të kërkojë diçka.
  6. Do t’ju kërkohet të bëni diçka për të cilën nuk ndihen rehat
  7. Do t’ju ndodhë diçka e pazakontë që do t’ju vërë në siklet
  8. Nuk do të mundeni të kënaqni partnerin
  9. Nuk do të kënaqeni e nuk do të përjetoni një orgazëm
  10. Nuk jeni e aftë në seks

Temat: