16:50 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Histori dashurie e 79 vjeçarit me burrin e tij 25 vjeçar (Foto)

Philip Clements, 79 vjeçar ka thënë se lidhja e tij me Florin Marin, 25 vjeçar është shumë e mirë. Ai kështu ka deklaruar mëngjesin e sotëm në një emision ku ishte i ftuar bashkë me Florin.

Çifti u martuan në prill, një muaj pasi ishin takuar në aplikacionin e lidhjeve “Grindr”, në vitin 2015, transmeton Indeksonline.

Clements madje pati shitur shtëpinë e tij në Kend, 215 mijë funta, për të blerë një banesë në Bukuresht të Rumanisë, nga ku ishte edhe burri i tij, Florin. Element banesën e la në emrin e Florinit.

Por, pas ca muajve martesë ata ishin ndarë për shkak të argumenteve që kishin rreth jetës së natës së Florinit. Kështu, Clements u kthye për në Britani, ku nuk kishte më ku të jetonte, transmeton Indeksonline.

Por, çifti kanë vendosur që t`i japin lidhjes së tyre edhe një shancë.

“Unë s`kam asnjë lek, por lidhja jonë është më e mirë se kurrë” është shprehur Clements në emision./Indeksonline/