16:39 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Holanda nesër me konferencë të jashtëzakonshme, ky pritet të jetë trajneri i ri (Foto)

Federata e Futbollit të Holandës ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se nesër (e martë) do të ketë konferencë të jashtëzakonshme.

Kjo lë të kuptohet se KNVB-ja pritet ta emëroj trajnerin e ri, shkruan IndeksOnline.

Sipas shumë gjasave, trajner i ri i Kombëtares së Holandës pritet të emërohet, Ronald Koeman.

Ish-trajneri i Evertonit, është pa punë dhe favorizohet nga shumë profesionist që ta merr në duar Holandën.

54-vjeçari, ka menaxhuar shumë klube si: Barcelona (Asistent), Vitesse, Ajax, Benfika, PSV, Valencia, AZ, Feyenoord dhe Southampton.

Po ashtu Koeman ka qenë asistent-trajner te Holanda gjatë vitit 1997/1998./IndeksOnline/

Temat: