21:33 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Hospitalizohet George H.W. Bush

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H.W. Bush u dërgua në një spital gjatë ditës së sotme, pasi kishte pasur presion të ulët të gjakut dhe lodhje.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i tij, Jim McGrath përmes një postimi në Twitter, i cili tha se ish presidenti mund të mbetet nën përkujdesin mjekësor për disa ditë.

Gjithashtu, ai njoftoi se ai është i zgjuar dhe i vetëdijshëm, transmeton Indeksonline.

“Presidenti George HË Bush u dërgua në Spitalin Maine gjatë ditës së sotme, pasi përjetoi presion të ulët të gjakut dhe lodhje. Ai ka të ngjarë të mbetet për disa ditët nën vëzhgim të doktorëve. Ish presidenti është i zgjuar dhe i vëmendshëm, dhe nuk është në ndonjë gjendje shqetësuese”, ka shkruar ai.

Ndryshe, duhet cekur se Bush është në moshën 93 vjeçare./Indeksonline/