19:51 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Hoti për vendimin e Kushtetueses: Na duhet mbështetje e madhe për të hequr qafe këtë klasë politike

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruara se vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me rritjen e pagave për kabinetin qeveritar nuk përbën çështje të nivelit kushtetues.

Sipas Hotit ky vendim do të pengohet me mjete ligjore, politike dhe demokratike, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me rritjen e pagave për kabinetin qeverisës vlerëson se vendimi i Qeverisë nuk përbën çështje të nivelit kushtetues. Kaq.
Por, këtë vendim, ashtu sikurse edhe vendimet tjera skandaloze të kësaj Qeverie të pakicës, do ta pengojmë me mjete ligjore, politike dhe demokratike.
NA DUHET MBËSHTETJE E MADHE QYTETARE PËR TË BËRË HEQUR QAFE PËRGJITHMONË KËTË KLASË POLITIKE QË PO VJEDH TË ARDHMEN E GJENERATËS SË ARDHSHME.