16:56 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Hoti: Vendi duhet të shkoj sa më shpejt në zgjedhje

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendi, Avdullah Hoti, ka treguar për takimin e sotëm të kryetarit të LDK-s, Isa Mustafa me kryesinë e këtij subjekti.

Hoti ka sqaruar se në takimin e kryesisë u diskutua për gjetjen e një mënyre për rrëzimin e qeverisë, transmeton Indeksonline.

Ai tregoi se LDK poashtu formoi një grup punues, i cili do të angazhohet në punimet e platformës zgjedhore.

Ky është postimi i plotë:

Pas takimit të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa me Grupin Parlamentar, me ç’rast u diskutua për gjetjen e një rruge të përbashkët për rrëzimin e qeverisë, është takuar kryesia e LDK-së.

Çështja e dialogut mbetet temë kryesore e kryesisë së LDK-së, me ç’rast u formua një grup punes për Platformën e dialogut, e cila jep korniza të qarta se si duhet të vazhdohet me dialog.

Po ashtu gjatë takimit të kryesisë u formua edhe një grup punes i cili do të punoj rreth platformës zgjedhore.

LDK-ja mbetet e përkushtuar që vendi të shkoj sa më shpejt në zgjedhje dhe të përmbushen të gjitha interesat e qytetarëve të Kosovës./Indekosnline/.