13:32 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Hoxha: Agjenda evropiane është agjendë që na bashkon

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka zhvilluar një ligjëratë me studentët e Akademisë Verore Ndërkombëtare, ku morën pjesë 53 studentë të ardhur nga 23 vende të botës, tema e së cilës ishte perspektiva evropiane e Kosovës.

Ministrja Hoxha, ka theksuar se “Stabiliteti ynë i brendshëm, funksionimi demokratik i rendit dhe sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, si dhe avancimin e të drejtave dhe lirive të garantuara me Kushtetutë për secilin qytetar të Kosovës, është një përpjekje e përhershme e jona.”

Shkrimi i plotë i saj në Facebook:

‘’Në ligjëratën me studentët e Akademisë Verore Ndërkombëtare, 53 studentë të ardhur nga 23 vende të botës, theksova rëndësinë e shpalljes së Pavarësisë së vendit tonë para 10 vitesh si dhe përparimin për këtë kohë. Integrimi i Kosovës në BE nuk ka alternativë. Agjenda evropiane është agjenda e cila na bashkon, të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare apo politike. Kjo rrugë kërkon përpjekje të fortë nga ana jonë në mënyrë që të përshpejtojë reformat e brendshme. Republika e Kosovës është në fazën e procesit të liberalizimit të vizave me BE-në, kemi arritur të përmbushim të gjitha detyrimet e kërkuara nga BE-ja, presim së shpejti të kemi lëvizje të lirë të qytetarëve tanë. Stabiliteti ynë i brendshëm, funksionimi demokratik i rendit dhe sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, si dhe avancimin e të drejtave dhe lirive të garantuara me Kushtetutë për secilin qytetar të Kosovës, është një përpjekje e përhershme e jona.”

Temat: