11:57 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Hoxha: Mosrafikimi i demarkacionit rrezikon ta lë Kosovën jashtë strategjisë së zgjerimit të BE-së

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha do të propozoj në Qeveri dhe Kuvend një Rezolutë me anë të së cilës do të kërkohet konsensus i gjerë nga të gjitha forcat politike dhe qëndrime unike sa i përket rrugës integruese si interes nacional.

Kjo u tha sot nga ana e ministres Hoxha gjate raportimit para komisionit parlamentar për Integrime evropiane.

Para komisionit parlamentar Ministrja Hoxha theksoi se   institucionet ende nuk e kanë përmbushur një nga kriteret kryesore për lëvizjen pa viza, duke mos e ratifikuar marrëveshjen për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi.

Kjo sipas saj rrezikon ta lë Kosovën jashtë strategjisë së zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE). Para komisionit parlamentar Ministrja tutje ka deklaruar  se institucionet kanë dështuar të përmbushë një nga kriteret kryesore për lëvizjen pa viza, duke mos e ratifikuar marrëveshjen për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi.