14:00 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Hoxha vlerëson se Kosova ka bërë progres, kërkon mbështetjen e Francës

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha gjatë vizitës në Paris, takoi Salvatore Serravalle, Sekretar për Çështjet Evropiane, me të cilin temë kryesore e diskutimit ishte agjenda evropiane e Kosovës, reformat që po ndërmerren nga institucionet tona dhe liberalizimi i vizave.

Në takim, Ministrja Hoxha kërkoi mbështetjen e Francës dhe siguroi zyrtarët francez se Kosova do të vazhdojë implementimin e MSA-së.

Sipas komunikatës për media, Serravalle shprehu mbështetjen e Francës për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen e Kosovës për reformat dhe proceset që duhet kaluar deri në integrimin e vendit.

Gjatë vizitës në Paris, Ministrja takoi edhe Catherine Lalumière, ish Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, 1989-1994, ish-Ministre në qeveritë e kaluara të Francës, si dhe anëtare e Parlamentit Evropian nga 1994, e rizgjedhur më 1999, tash nënkryetare e Lëvizjes Ndërkombëtare Evropiane ku kryeson Grupin Punues për Zgjerimin e BE-së.

Lalumiere ka siguruar Ministren për gatishmërinë që të ofrojë përvojën e saj politike për të avancuar me procesin e integrimit.