11:03 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Hoxhaj: Kosova synon njohjen nga dialogu, anëtarësimi ynë në OKB nuk varet nga Serbia

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka marrë pjesë në panelin e diskutimit për të ardhmen e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës. Në panel ishte edhe Cedomir Jovanovic, kryetari i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë.

Hoxhaj foli për dialogun me Serbinë dhe të ardhmen e këtij procesi. Hoxhaj tha se pritja e Kosovës nga ky dialog është njohja e ndërsjellët Kosovë-Serbi. Ai pranoi se ekziston mundësia që Rusia ta bllokojë anëtarësimin e vendit tonë në OKB edhe pas arritjes obligative ligjore, dhe se një gjë e tillë nuk është në dorë të Serbisë.

Hoxhaj tha se Serbia nuk mund të pranohet në Bashkimin Evropian pa e njohur Kosovën, kjo sepse BE-ja nuk do të pranojë anëtarë të rinj me cështje të hapura bilaterale.

Hoxhaj tha se marrëveshja obligative ligjore, pë Kosovën nuk nënkupton asgjë tjetër përvecse njohje të ndërsjellët.

“Faza në të cilën po hyjmë do të jetë një fazë e vështirë dhe interesante në të njëjtën kohë”, deklaroi Hoxhaj, duke shtuarse asnjëherë nuk ka pasur kontekst më pozitiv

Temat: