19:21 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Hoxhaj: Të gjitha partitë politike janë dakord se dialogu duhet të vazhdojë

Liderët e partive politike kanë mbajtur një takim të përbashkët,  ku temë diskutimi ishte gjetja e një konsensusi të përbashkët për  dialogun Kosovë-Serbi.

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se ata kanë pasur një takim shumë të mirë me liderët e partive rreth asaj se si të dakorohen dhe të shkojnë përpara për dialogun.

Sipas tij, mes partive ka dallime sa i përket kësaj teme, mirëpo se të gjithë janë dakord se dialogu është mjet i vetëm i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, raporton Indeksonline.

“Kemi pasur një takim shumë të mirë me liderët e partive rreth asaj se si të dakordohemi dhe të shkojmë përpara për dialogun. Ka dallime, po ajo që është më e mira e mundshme është se të gjithë e shohin dialogun si mjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Dy kriteret që matin fundin e këtij procesi është njohja e ndërsjellët”, ka thënë Hoxhaj.

Më tej ai ka shtuar se pas zgjidhjes së cështjes së emrit të Maqedonisë, vëmendja e ndërkombëtarëbe është te Kosova dhe se ka një plan kohor që kjo cështje të përmbyllet.

“Pas adresimit të emrit, ka një vëmendje të madhe ndërkombëtare që të merren me Kosovën dhe ka një plan kohor që kjo çështje të përmbyllet dhe ka një interesim të partnerëve tanë të ndihmojnë Kosovën në përmbylljen e shtetësisë së saj. Unë shpresojë që në një të ardhme të afërt do kemi pajtim të plotë me partnerët e koalicionit dhe me partnerët në opozitë për dialogun, të koncentrohemi tek epilogu i dialogut, që është njohja e ndërsjellët.

Ndërsa, ai ka thënë se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk kanë mundur të jenë në këtë takim, pasi kanë pasur një takim tjetër./Indeksonline/