21:45 / E Premte, 25 Maj 2018

Hoxhë Osman Musliu sulmon Naim Tërnavën në vakt të iftarit

Osman Musliu, imami i njohur nga Drenasi, ka thënë se ai me disa hoxhallarë të tjerë nga Kosova kanë tentuar të bëjnë një Sindikatë brenda Bashkësisë Islame të Kosovës por këtë ka tentuar t’ua pamundësojë siç thotë ai, klani i Naim Tërnavës.

‘Po ju e dini se ne jemi pas bashkuar ta bëjmë një Sindikatë brenda Bashkesisë Islame por klani i Naim Tërnavës ka bërë gjithçka që të pamundësonte këtë’, ka thenë ai në një intervistë për rrokum.

Ai ka thënë se megjithëse u është pamundësuar aktiviteti konkret, Sindikata e BIK’uk ekziston me letra.

Musliu e kishte sulmuar Tërnavën edhe për xhaminë e madhe në Prishtinë, e cila ende nuk është ndërtuar.

“Xhamia qe pritet te ndërtohet në Prishtinë, por jo me Naim Ternavën myfti, sepse ky myfti nuk meriton një vepër të tille gjigante, ndërsa besimtarët myslimanë e meritojnë edhe ma të mirë”, kishte thënë ai.