21:21 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

HTC prezantoi telefonin selfie U11 EYES me dy kamera frontale

HTC filloi javën e tretë të Janarit me një surprizë, një telefon me dy kamera i cili është dizajnuar posaçërisht për realizimin e selfieve.

Dy kamerat frontale me sensorë 5 megapiksel kanë HDR, efektin “bokeh” dhe efektin “beauty” me të cilin HTC premton selfie spektakolare.

U11 EYES fuqizohet nga procesori Snapdragon 652. Ekrani ka madhësinë e 6 inç-ëve, kamër të pasme 12 megapiksel, teknologji për njohjen e fytyrës dhe teknologjinë edge sense.

Telefoni është gjithashtu rezistent ndaj ujit dhe pluhurit ndërsa bateria e tij ka një kapacitet prej 3,930 mAh.

HTC pretendon se kamera e U11 EYES eliminojnë diferencat mes shikimit njerëzor dhe fotove. Teknologjia e njohjes së fytyrës dallon pronarin e telefonit edhe me syze.

Telefoni nuk ka kufje 3.5 mm dhe një sensor të shenjave të gishtërinjve. U11 EYES vjen në ngjyrë të kuqe, argjendtë dhe zezë.

Ai do të shitet për 500 dollarë për modelin 64GB.