09:10 / E Martë, 02 Janar 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Liverpooli konfirmon një largim të madh (Foto)

Skuadra e Liverpoolit sapo ka konfirmuar një largim të madh nga “Anfield”.

Bëhet fjalë për asistent trajnerin, Pepijn Lijnders, i cili e ka lënë rolin e tij në Liverpool dhe ka nënshkruar kontratë me ekipin holandez, NEC Nijmegen, transmeton IndeksOnline.

Lijnders iu bashkua “Reds” në vitin 2014, duke marr rolin e U16 në Akademinë. Ai pastaj u bë asistent trajner pas ardhjes së gjermanit, Jurgen Klopp.

“Unë nuk mund ta përshkruaj këtë ndjenj, duhet shkruar shumë orë të tëra vetëm për t’i falenderuar njerëzit këtu në Liverpool. Ata më kanë ndihmuar për cdo gjë. Ky klub ka një kapacitet të madh, sidomos në krye me Jurgen. Do të keni përkrahje gjithmonë nga ekipi i Nec Nijmengen”, ka thënë Lijnders./IndeksOnline/