23:11 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Huawei prezantoi laptopin e fuqishëm

Huawei është i njohur si prodhues i pajisjeve me kualitet të lartë dhe ky është rasti me laptopin MateBook X Pro – kompakt dhe model i fuqishëm me tastierë të madhe.

Ekrani i MateBook X Pro përfshin hapësirën prej 91.7 për qind, që do të thotë se mbulon pothuajse gjithë pjesën e përparme të pajisjes dhe nuk ka pasur vend për vendosjen e kamerës së përparme në kuadër të ekranit.

Modeli MateBook X Pro sjell kualitet jashtëzakonisht të lartë dhe është pajisje konkurruese, për të cilën sigurisht ekziston hapësirë në treg.

Përveç MateBook X Pro, Huawei ka prezantuar edhe gjeneratën e re të tabletëve MediaPad M5, të cilët karakterizohen nga bateria e madhe,  SIM slot, lidhja LTE dhe softueri më i ri Android 8.0 Oreo.

Temat: