23:33 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Humb jetën 23 vjeçari, doli nga rruga me gjithë motor…

Rigert Palushi, 23-vjeçari i aksidentuar, në rrugën e fshatit Shelqet në Vau e Dejës, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ai u rrëzua në një kanal me ujë në anë të rrugës pasi humbi kontrollin e motorit.

23-vjeçari u dërgua me shpejtësi në spitalin rajonal të Shkodrës teksa kishte nevoje për dhurues të gjakut të grupit zero negativ.

Njoftimi i policisë

Me datë 28.05.2018 rreth orës 19:55 jemi njoftuar se në vendin e quajtur ura e Shelqetit ne fshatin Shelqet, Vau i Dejës, shtetasi G. P. 23 vjeç, banues në fshatin Stajka, Vau i Dejës, duke drejtuar mjetin motorçiklete, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Temat: