12:48 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

Humbja e peshës mund të jetë paralajmërim i kancerit

Humbja e peshës mund të jetë një shenjë e kancerit, paralajmërojnë sot studiuesit e rinj.

Ata po u bëjnë thirrje mjekëve të jenë veçanërisht të vëmendshëm ndaj pacientëve që arrijnë të largojnë disa kilogram në kohë të shpejtë.

Një rishikim nga Universiteti i Oksfordit  ka gjetur se humbja e peshës lidhet drejtpërdrejt me kancerin, përfshirë zorrën, ovarën dhe prostatën.

Ata duan që vëzhguesi i NHS-së të japë udhëzime të reja për mjekët që t’u bëjnë thirrje atyre që duan të humbi peshë  që të jenë më vigjilentë.

Ata arritën në përfundimin se mjekët mund të jenë duke parë humbjen e peshës si një shenjë e hershme e kancerit, pjesërisht për shkak se pacientët nuk e përmendin atë.

Studimi gjithashtu zbuloi se pacientët mbi 60 vjeç që kishin përjetua humbje të papritur të peshës kishin 3 për qind më shumë gjasa të kishin një nga 10 llojet e kancerit.

Këtu përfshihen edhe kanceri në pankreas, fyt, veshka, kanal biliare, kanceri kolorektal dhe kanceri i gjakut./Indeksonline/