19:19 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

I kërkohet dorëheqja Zuckerbergut

Drejtori ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg po përballet me thirrjet për të dhënë dorëheqjen pasi kompania e tij pësoi humbjen më të madhe njëditore në vlerë sesa ndonjë kompani tjetër publike në histori. Zuckerberg humbi 16 miliardë dollarë për një orë. Analistët thonë se njerëzit po i largohen Facebook-ut të zemëruar nga reagimi i kompanisë ndaj shqetësimeve të tyre të privatësisë.

Pasuria e shefit ekzekutiv të Facebook-ut, Mark Zuckerberg ra me më shumë se 16 miliardë dollarë të hënën (26 korrik), pasi kompania e mediave sociale pësoi humbjen më të madhe njëditore në historinë e tregut të aksioneve në Shtetet e Bashkuara, një ditë pasi drejtuesit e kompanisë parashikuan ulje të fitimit në vitet e ardhshme.

Aksionerët janë tani duke u përpjekur të zëvendësojnë drejtorin ekzekutiv të Facebook-ut pasi kompania humbi 119 miliardë dollarë vlerë në tregut e shkëmbimeve të enjtes.

Kjo rënie është e barabartë me vlerën e përgjithshme të disa prej kompanive më të mëdha të vendit, përfshirë Nike dhe McDonalds.

Trillium Asset Management .. një kompani investimi me rreth 11 milionë dollarë aksione në Facebook po kërkon që Zuckerberg të heqë dorë nga roli i tij, sepse mungesa e “mbikëqyrjes” ka kontribuar në keqmenaxhimin e një sërë çështjesh kontradiktore për Facebook-un”.