13:35 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

I kërkon të falje të dashurës duke vendosur 300 poster me mbishkrimin “MË FAL”

Një i ri kishte shpenzuar rreth 800 dollar për të printuar posterët dhe vendosur ata në qytet si shenjë kërkim falje ndaj të dashurës.

300 shenja ishin të pakta në krahasim me dashurinë që ka ai ndaj të dashurës së tij, e cila u shpreh shumë e çuditur me idenë e tij.

“Shivde, më fal” ishte mbishkrimi në njërën nga shenjat në formën e zemrës së kuqe.

Kurse, për të dashurën Shivde ky mesazh ishte i pamundur të mos përfillej pasi që gjendej në tërë rrugën ku ajo jetonte./Indeksonline/