11:10 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

I konfiskohet vetura pasi i gjendet marihuanë, arrestohet personi në Lipjan

Policia ka arrestuar një person në Lipjan, për shkak se i është gjetur substancë nartkotike e tipit marihuanë dhe më pas i është konfiskuar edhe vetura.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme.

“Rr. “Lidhja e Prizrenit”, Lipjan 14.03.2018 – 14:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar, pasi që i njëjti është kapur duke shitur substanca të dyshuara narkotike. Gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur gjashtë qese me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Vetura është konfiskuar për ekzaminim të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit është bërë kontrollimi i dy objekteve ku ka qasje i dyshuar dhe janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor./Indeksonline/