20:20 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

I mori numrin vajzës që u argëtua në bar, ja çfarë përgjigje mori kur i shkroi sms

A keni kërkuar ndonjëherë ndonjë numër të WhatsAppit? Shumë njerëz kanë frikë t’i thonë gjërat përball dhe kjo është arsyeja pse një nga mënyrat më të lehta është aplikacioni për mesazhe të shpejta.

Një djalë takoi një vajzë në një kafene. Të dy kaluan momente të paharrueshme.

Ata kërcyen, kënduan, pinë së bashku, derisa djali i kërkoi numrin e saj të WhatsApp.

Kur i thanë lamtumirë njëri-tjetrit, ai i shkroi: “Hej”.

Por, përgjigja që mori ishte: “Kush je ti?” I riu u prezantua si “djaloshi që njohu në bar” dhe i dërgoi një fotografi të fytyrës së tij në mënyrë që ajo ta kujtonte atë.

Pas kësaj, përgjigja që mori do t’ju shkrijë së qeshuri. Kjo pasi, vajza i kishte dhënë një numër tjetër. Biseda është bërë virale në rrjetet sociale.

Përgjigja që mori ishte një fotografi e një burrit, i cili i shkruaji: “Kujtoj se jua paskan dhënë numrin gabim”.

Po juve, a ju ka ndodhur që ju kanë dhënë numrin e gabuar?