16:53 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

I ofrohet filmi Jurgen Kloppit, por ai e refuzoi për këtë arsye

Amazon i ka ofruar skuadrës së Jurgen Kloppit mundësin të realizuar një film dokumentar të quajtur “Gjithçka ose asgjë”. Filmi e ka marrë miratimin nga pronarët e Liverpoolit, por ka marrë më pas një JO të madhe nga Jurgen Klopp.

Trajneri gjerman nuk e ka pranuar një gjë të tillë pasi që nuk do që të ketë kamera në zhveshtore dhe nuk do që të zbuloi qëndrimin e tyre aty.

“Lojtarët dhe të gjithë njerëzit do të ndryshonin qëndrimin kur e dijnë se kamera është prezente. Nuk dua që qëndrimi i skuadrës të ndryshoi nga një inçizim” ka qenë përgjigja e Klopp pasi dha JO-në për mundësinë e xhirimit të këtij film-dokumentari./Indeksonline/