22:51 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

I pezulluari Buffon udhëton në Liverpool

Gianluigi Buffon ka udhëtuar me Paris Saint-Germain në Liverpool për ndeshjen hapëse në Champions League në ”Anfield”, pavarsisht se është i pezulluar.

Për Buffon, ndeshja me Liverpoolin do të jetë e para e pezullimit për tri ndeshje mos-lojë, vendim i shqiptuar pas një konfrontimi me gjyqtarin, Michael Olivier.

Ky incident ndodhi në çerekfinalen e dytë mes Juventusit dhe Real Madridit sezonin e kaluar, transmeton IndeksOnline.

Image result for buffon psg

Bashkëlojtari i tij, Marco Verratti është gjithashtu i pezulluar, por 40-vjeçari, Buffon ka udhëtuar në Marseyside.

PSG, skuadër e cila e ka rival në grupin C edhe Napolin, ka ftuar një skuadër të fortë.

Në sulm, natyrisht se është ftuar treshja fantastike, Edinson Cavani, Kylian Mbappe dhe Neymar, derisa kapiten Thiago Silva mungon për shkak të lëndimit./IndeksOnline/