17:57 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

I vetmi pa humbje, ka më së shumti gola, fiton më së shumti para, Liverpooli i pari në Champions

Liverpooli është shndërruar në një makineri golash në Ligën e Kampionëve.

Skuadra angleze nuk ka asnjë humbje në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe ka shënuar më së shumti gola nga të gjithë kundërshtarët.

“Reds” gjithashtu janë skuadra që ka përfituar më së shumti ekonomikisht këtë sezon në garën më prestigjioze në botë, shkruan indeksonline.

Më poshtë janë paraqitur të ardhurat e klubeve këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

1.Liverpool (33.5 milionë euro)

2.Bayern (33.3 milionë euro)

3.Man City (33.3 milionë euro)

4.Barcelona (32.7 milionë euro)

5.Real Madrid (32.2 milionë euro)