15:09 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

I vrau kunata dhe i dogji në shtëpi? Zbulohet konflikti i vjetër mes tyre

Ngjarja e rëndë në Vlorë ka marrë një kahje tjetër  ku nënë e bir u dogjën përse gjalli në banesën e tyre.

Pak orë nga kjo ngjarje, policia ka hedhur dyshimet për një vrasje të mundshme për shkak se në trupat e tyre janë gjetur shenja dhune.

Policia ka shoqëruar kunatën e viktimës dhe vajzat e saj në polici.

Ndërkohë është zbuluar dhe një konflikt të vjetër mes tyre për një sasi parash të vjedhur nga bashkëshorti i kunatës që aktualisht ndodhet në burg.

Ekspertiza ka zbuluar se 43-vjeçari nuk ka vdekur nga zjarri por nga shembja në kokë para ngjarjes. Ndërsa 73-vjeçarja ka pasur shenjë në qafë.

Viktimat e kësaj ngjarje të rëndë në Shqipëri janë Selkie dhe Novruz Hoxhallari.