13:58 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ia prenë flokët me dhunë, shokët e klasës ia publikojnë videon në Facebook për ta përqeshur më shumë

Ngacmimet ndërmjet nxënësve nëpër shkolla vazhdon të jetë i pranishëm. Madje ajo shpesh dinë të jetë edhe përmes veprimeve të vrazhda.

Një vajzë e re nga Argjentina ka qenë viktimë e shokëve të saj të klasës të cilët në mënyrë të dhunshëm, pa dëshirën e saj ia kanë prerë asaj flokët me gërshër.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pasi mësuesja është larguar nga klasa dhe nxënësit e kanë kapur vajzën dhe me dhunë, derisa ajo qante ia kanë prerë flokët me gërshër.

Madje, ata e incizuan gjithë këtë ngjarje dhe e hodhën në rrjetet sociale për të vazhduar edhe më tej për ta përqeshur vajzën.

Prindërit e vajzës dhe prindërit e tjerë u shqetësuan kur panë këto veprime dhe u ankuan në shkollë dhe polici./Indeksonline/