11:32 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Ia rrahë djalin 11 vjeçar, gruaja raporton burrin në polici

Një femër ka raportuar dje në policinë e rajonit të Prishtinës për dhunë ndaj saj dhe djalit 11 vjeçar.

Policia bën të ditur se gruaja ka raportuar se ka dhunë të vazhdueshme fizike dhe psikike.

“Prishtinë 18.01.2018 – 19:00. Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar bashkëshorti i saj ka sulmuar fizikisht djalin e saj të moshës 11 vjeçar të cilin e kishte nga martesa e parë dhe të njëjtit i ka shkaktuar lëndime trupore. Ankuesja ka raportuar se dhune fizike dhe psikike nga i dyshuari ka çdo ditë ajo dhe fëmijët e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurori rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor./Indeksonline/