08:51 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ia sheh sherrin pistoletës, arrestohet kosovari në dasëm

Raportohet se në rrugën “Sali Qeku” në Mitrovicë policia ka shoqëruar një person pasi që i njëjti në ahengun familjar të tij ka shtënë me pistoletë me gazë.

Pistoleta me një karikator dhe pesë gëzhoja janë konfiskuar.

Me urdhër të Prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar.