20:55 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ia thotë një ankesë Kadri Veselit në zyre, i quan “turp i popullit” këta dy deputetë

Deputetët e grupit 6+ kanë zhvilluar sot një takim me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli. Me këtë rast, deputeti i ashkalinjëve, Danush Ademi ka treaguar se ia ka paraqitur një ankesë kryeparlamentarit rreth një problemi me dy deputetët tjerë, Veton Berisha dhe Hetem Arifi.

“Sot një takim ne zyrën e Kryetarit te Kuvendit ,edhe pse jemi ne pushim i treguam se Veton Berisha dhe Hetem arifi prapë kanë bërë ankesë ne MPMS qete pengojnë ndërtimin e shtëpive por ne fund dorëzuam një kërkesë që të fillojë sa më shpejt me hapjen e tenderimit”, ka deklaruar Ademi, shkruan Indeksonline

Sipas tij, është shumë e çuditshme për keta njerëz për Hetemin dhe Vetonin që të hakmerren me njerz te varfer.

“… por kërkoj nga populli qe këta dy persona kur te vjen koha e zgjedhjeve ti shpërblen me votë se këta janë turpi i popullit ton turp het turp veton turp për ju sot qajshin familjet kur dëgjuan këtë lajm turp”, është shprehur Ademi.

Ndryshe, pjesë e takimit të sotëm me Veselin ishin edhe deputetët e tjerë; Albert Kinolli, Fikrim Damka, Müfera Srbica – Şinik,  Duda Balje si dhe Bahrim Šabani /Indeksonline/