12:53 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

IBM zbulon kompjuterin më të vogël në botë, është më i vogël se kokrra e kripës! (Foto)

IBM sapo ka njoftuar zbulimin e ‘kompjuterit më të vogël në botë’ – të cilin ata thonë se është më i vogël se një kokërr kripe.

Kompjuteri i ri thuhet se është 1x1mm në madhësi dhe ka të njëjtën fuqi informatike si një procesor x86 nga vitet 1990. Sigurisht, nuk është kompjuteri më i fuqishëm në botë, por mund ti kryej detyrimet e veta.

Në fakt është kaq e vogël që ju nevojitet një mikroskop që duhet ta shohë siç duhet.

Por a kemi nevojë për një kompjuter kaq të vogël? E pra, është një mënyrë e thjeshtë për të vendosur kompjuterë në gjëra shembull kompania tha se kur të vihet në një “motherboard” të vogël, mund të futet në pako për ta bërë më të lehtë për të përcjellë dërgesën e mallrave dhe nevojat për shërbimet tjera që kjo teknologji mund të përshtatet. /Indeksonline/

 

Temat: