08:17 / E Diele, 08 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ibrahimovic, gol në fitoren e La Galaxyt (Video)

Zlatan Ibrahimovic shënoi një gol në fitoren e Los Angeles Galaxy.

Sulmuesi nuk e kishte problem të shënonte një nga katër golat në fitoren 4 me 0 ndaj Columbus Crew, shkruan IndeksOnline.

Lojtari nga Suedia realizoi në minutën e 56’të nga pika e bardhë e penalltisë.

Tri golat tjerë për ekipin e Galaxyt i shënuan; Kamara dhe Alessandrini (2).

Që nga transferimi i Ibras në MLS nga Manchester Unitedi, ai ka shënuar plotë 11 gola, 7 më pak se lideri i listës së golashënuesve, J. Martinez.

Me fitore të La Galaxyt, klubi tani grumbullon 25 pikë dhe gjendet në pozitën e 8’të në “Western Conference”./IndeksOnline/