09:07 / E Diele, 22 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ibrahimovic shënon gol të bukur në fitoren e La Galaxyt (Video)

Zlatan Ibrahimovic po vazhdon me formën e mirë në Amerikë.

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, ka shënuar një gol në fitoren e Los Angeles Galaxy 3 me 1 ndaj Philadephia Union, shkruan IndeksOnline.

Suedezi shënoi në minutën e 63’të. Para golit, Ibra bëri edhe një asistim për golin e shënuar nga Kamara.

Ky ishte goli i tij i 12 në këtë sezon./IndeksOnline/